Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë e ka sulmuar fizikisht një oficer korrektues, gjetë ditës së djeshme rreth orës 15:00, shkruan Insajderi.
I burgosuri që po vuan dënimin në këtë burg i ka shkaktuar lëndime në fytyrë gardianit, për çka ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndaj të burgosurit, me vendim të prokurorit është hapur rasti “sulm ndaj personit zyrtar”. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin për media.
“Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar, mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë.