11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

I biri i Vuçiqit me Milan Radojiçiqin takohen me serbët që janë nisur këmbë në miting në Beograd

- Advertisement -

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqin, bashkë me Danilo Vuçiq, djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë nisur në këmbë për në mitingun në Beograd që do të mbahet më 26 maj.

Atë miting e ka ftuar pushteti në Serbi në mbështetje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Këtij mitingu hapur është duke i dhënë mbështetje Lista Serbe, parti parlamentare në Republikën e Kosovës.

”Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq dhe Danilo Vuçiq djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq vizituan serbët nga Kosova Pomoravlje të cilët tash e pesë ditë po ecin në Beograd për të marrë pjesë në këmbë në tubim. Mund ta mbështesin presidentin e tyre dhe vendin e Serbisë“, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Ditë më parë, Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se grupet kriminale në veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit më 26 maj. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit