Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për ‘fushatën’ kundër ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për të cilën tha se kjo po bëhet nga njerëz që e kanë humbur pushtetin. Sipas tij, këta janë njerëz të Isa Mustafës, të cilët kanë edhe portale të tyre, po mundohen të gjejnë sic thotë ai ‘qime në ve’.
Avdyli në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se duhet të jemi krenar që Kosova ka një diplomate që ka kritika vetëm për ‘një gabim me ndërrime të flamujve të shteteve.
Të gjithë ata që e kanë humb pushtetin. Normalisht që edhe LDK-ja e ka humb pushtetin. Akterë të ndryshëm brenda LDK-së, njerëz të cilët kanë qenë në oborrin e Isa Mustafës, kanë edhe portale ata, dhe përmes portaleve mundohen me gjet kime në vo, jo nuk e qiti një ë, jo e qiti një flamuj që mund të jenë të gabueshëm në Twitter. Shyqyr sot që e kemi një ministre të Jashtme ku vetëm kritikë e ka që ka gabu një flamur, në vend që me të qit të Moldavisë, e ka qit të Vatikanit, që i kanë ngjyrat e njëjta, janë shumë të vogla.
Nuk ka nepotizëm, nuk ka djali i këtij a i atij, nuk ka njerëz që e shantazhojnë kryeministrin apo presidentin e lypin me shku në ambasada të ndryshme në Shqiperi a në Shkup. Kjo qeveri nuk shantazhohet. Prandaj, unë mendoj që për herë të parë, dhe duhet të jemi shumë krenar, se ndryshimi është duke ndodhur”, tha Avdyli.
Ai shtoi se ka zyrtarë të LDK-së që kanë një luftë personale me Donika Gërvallen, të cilët nuk i përmendi me emër.
“Ka kritika të ndryshme, të paarsyeshme nga qarqe të ndryshme tash nuk po më kujtohet cilët zyrtarë kanë thënë, por ka zyrtarë të LDK’së të cilët e kanë një luftë personale me Donikën. Tash mos t’i përmendi me emër. Nuk po them për Lumirin por po them për zyrtarë të tjerë pak më të ulët të cilët bëjnë kritika në Facebook këto deklarata të tyre që nuk bën ne në politikë me vepruar me inate, e ka njëfarë inati dikush-dikush…”, shtoi ai.
Ai tha se me sulme ndaj Gërvallës e Faton Pecit, po mundohen të krijojnë tensionë në Qeveri.
“Donika është ministre e suksesshme dhe normalisht dhe akterët jashtë politikës dhe ata që i shërbejnë politikës nga mediat e nga këndi i analistëve e dinë që duhet të godasin këtë koalicion aty ku është më dobët, mendojnë që janë më të dobët te lista Guxo por ne shumë të fortë në atë drejtim. Duke sulmuar Donika Gërvallën e duke sulmuar Faton Pecin duke na sulmuar të tjerëve të krijojnë njëfarë amullie të votuesve të Vetëvendosjes ndaj Donika Gërvallës dhe në këtë mënyrë të krijojnë tension në këtë qeveri në mënyrë që z.Kurti të ndërmarrë vendim”, tha Avdyli.