19.7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

I arrestuari për rastin e rezervave shtetërore nderohet fort nga Qeveria Kurti, emërohet drejtor

- Advertisement -

Irfan Lipovica, i cili ishte arrestuar në cilësinë e të dyshuarit për keqpërdorim në rastin e rezervave shtetërore, është shpërblyer fuqishëm nga Qeveria Kurti. Në prag të përmbylljes së mandatit, ai është emëruar drejtor.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës, ku në fjalën e saj, Rozeta Hajdari i ka propozuar kabinetit qeveritar që të miratohet vendimi për emërimin e Lipovicës si drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit në kuadër të MINT’it, shkruan Insajderi.

Më lejoni që në emër të MINT-it si bartëse e këtij vendimi për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Akreditimit, shkurtimisht të paraqes arsyetueshmërinë e këtij vendimi. Akreditimi si një proces me rëndësi të lartë për ekonominë, vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve pasi që përmes këtij procesi vlerësohet përputhshmëria e produkteve me proceset dhe shërbimeve me standarde ndërkombëtare dhe vendore, duke garantuar kështu që ato të ofrojnë një nivel të lartë të cilësisë.

Komisioni vlerësues pas zhvillimit të të gjitha fazave, ka ndërtuar raportin e përzgjedhjes së kandidatit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Akreditimit. Bazuar në raportin e lartpërmendur ju propozoj që në këtë mbledhje të Qeverisë, ta miratoni propozim-vendimin për emërimin e z. Irfan Lipovica në pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës“, ka thënë Hajdari.

Lipovica ishte arrestuar me 18 gusht të vitit të kaluar, bashkë edhe me zyrtarin tjetër Hafiz Garën dhe afaristin Ridvan Muharremi.

Lipovica dhe Gara dyshohen për veprat: “keqpërdorim i detyrës zyrtare” si dhe “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Për Lipovicën, në dosjen e Prokurorisë, thuhet se ekzistojnë dyshimet e bazuara se nga muaji shkurt i vitit 2022, në Prishtinë, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, në cilësinë e personit zyrtar, me pozitë zv.sekretar i përgjithshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkaktim të dëmit të buxhetit të Republikës së Kosovës, ai ka tejkaluar autorizimet ligjore të parapara për pozitën që e ka ushtruar.

Sipas Prokurorisë, Lipovica me dijeni të plotë ka lejuar që në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të anashkalohet procedura e hapur e prokurimit publik për blerjen e rezervave shtetërore.

Lipovica, me 25 shkurt 2022, siç sqaron dosja e tij në Prokurori, kishte adresuar në Qeverinë e Kosovës kërkesën për përjashtimin e procedurave të rregullta të prokurimit si dhe klasifikimin e kësaj procedure si “sekrete”.

E gjithë kjo me qëllim për ta kufizuar konkurrencën dhe fshehur shkeljen e ligjit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit