21.6 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

I arrestuar prej tre muajsh në Dubai, reperi Cllevio pritet të ekstradohet në Shqipëri?

- Advertisement -

Rep-artisti i njohur shqiptar, Kleviol Ahmeti, i njohur me nofkën “Cllevio”, është ndaluar rreth tre muaj më parë në Emiratet e Bashkuara të Arabisë, në Dubai, dhe tashmë pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas burimeve të Express, Cllevio ka nënshkruar dokumentet që e obligojnë të përballet me akuzat në Shqipëri, të cilat ai pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij. Ekstradimi është planifikuar për nesër, më 8 tetor, nga Interpol, dhe pritet që në kryeqytetin shqiptar të zbulohet më shumë rreth situatës ligjore të artistit.

Cllevio ka qenë një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, falë deklaratave të forta, videove të shumta në rrjetet sociale dhe përfshirjes së tij në debate publike. Mungesa e tij në këto muaj ka qenë e dukshme, ndërsa fansat dhe ndjekësit vazhdimisht kanë shprehur kureshtjen për fatin e tij.

 

Të ngjashme

Të fundit