-0.2 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

- Advertisement -

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, të hënën ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut drejt vendit të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, i njëjti ishte arrestuar më herët nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Personi i ekstraduar ishte i arratisur nga burgu, ku po vuante dënimin për veprën penale “Grabitje”.

Procesi i ekstradimit u krye në përputhje me procedurat ligjore dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Kosovës. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe forcimin e sigurisë në nivel vendor dhe ndërkombëtar”, theksohet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit