Hysni Syla, i njohur si komandant “Daja i vogël”, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shpejt do të kthehen në Kosovë.
Ai tha se këto informata i ka marrë në ShBA tre ditë më parë.
“Sonte e them me përgjegjësi qe 3 ditë e mora lajmin e gëzuar në ShBA që shumë shpejt, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e shoku im Rexhep Selimi, do të kthehen në Kosovë”, ka thënë Hysni Syla, raporton gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj.
Këto fjalë, Syla i tha gjatë një tubimi parazgjedhor të së mërkurës që PDK-ja po e mban në Drenas. /Klankosova.tv