Këngëtari Hysni Klinaku ka publikuar sot këngën “Ushtari im”, dedikuar ish veteranit të UÇK-së nga Vushtrria, Blerim Zhabari.
Kjo këngë vjen pikërisht në tetë mujorin e vdekjes së Blerim Zhabari, i cili ishte ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Ai ishte kthyer nga Zvicra për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Kujtojmë se Blerim Zhabari prej përfundimit të luftës ka punuar si gazetar, ndërsa në vitin 2013 kishte bashkëthemeluar portalin Veriu.info, të cilin e kishte drejtuar deri kur ndërroj jetë më 6 korrik 2021.