Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka arritur të mërkurën në Kosovë.
Kjo vizitë i është mundësuar atij për arsye humanitare, ku supozohet se ai ka ardhur veçanërisht për ta takuar nënën e tij të sëmurë.
Në përgjigjen e Gjykatës Speciale për Paparacin, kanë thënë se Gucatit i është menaxhuar një vizitë për të takuar familjen e ngushtë.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”.
Gucati disa herë me radhë ka ardhur në Kosovë. Ai kishte vizituar edhe më parë nënë e tij në QKUK.
Gucatit i kishte vdekur babait sa ai ishte në Hagë. Ndërsa ditë më parë Nasim Haradinajt i ka vdekur vëllai.
Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.