
Kreu i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati deklaroi këtë të martë në “Frontal” se si organizatë kanë pasur për qëllim t’ia parashtrojnë disa pyetje kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trëndafilovës.
Gucati ka thënë që nëse jo personalisht, ata tentuan që këto pyetje t’i parashtrojnë përmes gazetarëve që do të ishin pjesë e konferencës që kishte planifikuar ta mbante Trëndafilova këtë mesditë.
“Ne ia bëm të qartë Trëndafilovës se nuk është e mirëseardhur në Kosovë, sa e di unë institucionet e Kosovës nuk kanë drejtë që ta refuzojnë vizitën e saj në Kosovë, kjo vetëm e informon EULEX-in, dhe më pas vie në Kosovë, pa asnjë ftesë. Ne sot deshëm të bëjmë disa pyetje ndaj saj, siç janë: Kur do të hiqen masat ndëshkuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kur do të lirohen për t’u mbrojtur në liri, pasi dëshmitarët e ZPS-së kanë përfunduar tashmë, si ddhe deshta ta pyes se “pse nuk na lejohet neve që ta shkojmë ta vizitojmë” pasi m’u ka refuzuar dy herë kërkesa për të vizituar çlirimtarët në Hagë”, ka deklauar kreu i OVL së UÇK-së.