28.9 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Hysni Gucati në Hagë: Takova bashkëluftëtarin tim Rexhep Selimin i njohur si “Dhjetëshi” i UÇK-së

- Advertisement -
Kreu i Vetëranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka vizituar Hagën ku ka takuar atje bashkëluftëtarin e tij Rexhep Selimin, i njohur si “Dhjetëshi i UÇK-së”, shkruan Demos.

“Një njeri i pathyeshëm, sy patrembur dhe i palëkundur në qëndrimet e tij, kështu ka qenë dhe mbetet “Dhjetëshi” i UÇK-së.

Vizita tjetër që do të pasojë muajin tjetër do të jetë tek Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.”, ka shkuar Gucati.

Postimi i plotë:

Në Hagë për të takuar mikun dhe bashkëluftëtarin tim, Rexhep Selimin, ndryshe i njohur si “Dhjetëshi” i UÇK-së.

Me Rexhën ndamë bashkë më shumë se tri vite burgun, por lidhja jonë daton shumë më herët, nga koha e luftës. Ishte ai që, pasi u plagosa në front, më tërhoqi me makinë prej aty ku zhvilloheshin përballje të ashpra me forcat serbe.

Një njeri i pathyeshëm, sy patrembur dhe i palëkundur në qëndrimet e tij, kështu ka qenë dhe mbetet “Dhjetëshi” i UÇK-së.

Vizita tjetër që do të pasojë muajin tjetër do të jetë tek Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

 

Të ngjashme

Të fundit