Hysni Gucati, ish-kryetar i OVL-UÇK-së, ka treguar edhe për takimin e parë që ka pasur me ish-presidentin Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
Takimin e parë që ka pasur me ta, Gucati është shprehur se ka qenë shumë emocional dhe vëllazëror.
‘‘Ne jemi takuar së pari me bacën Jakup. Ne dalshim jashtë, prej distance kemi komuniku. Me këta jemi taku me 13 nëntor, dikun mund të jetë data, jemi taku me të gjithë. Kur jemi taku me ta ka qenë shumë emocionale, shumë vëllazëror, më këta burra me qenë në luftë, me qenë në liri, me qenë në burg, është sukses i madh. Gjendja e tyre edhe emocionale dhe psikike ka qenë shumë e mirë. Unë i kam lanë mirë me shëndet. Ne kemi nejt tërë ditën bashkë. Ka qenë dhoma e ditës. Këta burra do t’i falënderoj të gjithë, me kanë nejt afër’’, ka thënë ai në T7.