Ai këtë e ka thënë kur është pyetur në “Këndin e Debatit” nga Xhevdet Pozhari se për kë e ka pas fjalën kur ka thënë se ka përfunduar koha e kleptokratëve dhe sundimtarëve.
I pyetur se a ka pas fjalën për ish-kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, Hyseni tha se hetimet ndaj qeverisjes së tij dhe ati personalisht e dëshmojnë atë çfarë ka thënë.
“Është vërtetu kjo edhe me hetimet që po ndodhin ndaj qeverisjes së tij, ndaj atij personalisht dhe ndaj shumë zyrtarëve të tjerë që kanë qenë me të. Ka vendim të Policisë për qasje në dokumente për të vazhdu hetimet.. Kërkesa e Policisë nuk bëhet pa procedurë paraprake të Prokurorisë dhe Gjykatës”, tha Hyseni në emisionin “Këndi i Debatit”.
Ai ka treguar se hetimi po bëhet për 16 vedime të Kuvendit Komunal që kanë të bëjnë me ndërtimit, e të cilat PDK nuk i kishte votuar për shfuqizim.
“Për 16 vendimet e Kuvendit Komunal që kanë të bëjnë me ndertimet të cilat në Prokurori i ka dorëzuar PDK-ja në kohën sa kanë qenë opozitë në Gjilan dhe nuk kanë votuar për shfuqizim”, tha Hyseni