“Do të doja të shihja një opozitë shumë më agresive, në kuptim brenda për brenda metodave politike e demokratike. Kështu ka deklaruar ish -diplomati kosovar, Skender Hyseni në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.
Hyseni duke komentuar takimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës me shoqërinë civile e mediat, tha se bashkëbisedimi gjithmonë sjellë rezultate por që sipas tij, është iluzion të mendohet se mund ta rrëzosh kryeministrin Albin Kurti me siç i quajti ai “makinacione” të tilla.
“Është mirë ajo që LDK është përpjekë të bëjë me shoqërinë civile me gazetarë bashkëbisedimi gjithmonë sjellë përfundime të caktuara por është iluzore, është iluzion të mendosh që do ta rrëzosh Albin Kurtin me makinacione të tilla. Janë të domosdoshme bisedimet me mediat, shoqërinë civile, duhet të nënkuptohet si pjesë e veprimit politik”, tha Hyseni.
Ai madje hodhi kritika kundrejtë qasjes së LDK-së dhe kryetarit të saj pasi sipas tij, me ardhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së është instaluar një “luftë e egër mes gjeneratash”.
“Po ajo që po vërejë të opozita është për keqardhje sidomos të LDK-së, unë nuk di për çfarë rruge të re apo të vjetër bëhet fjalë. Kjo shpërfaqë njëfarë nervoze të brendshme për tu distancuar nga e kaluara, nga një e kaluar e ndritshme e vetë partisë, e vet LDK-së, dhe vet autorësisë në shtetndërtim dhe shtetbërjes dhe kjo është shqetësuese, nëse ka tendenca të tilla. Këto tendenca te LDK që nga ardhja e Lumirit në krye të saj tendenca e instalimit të njëfarë lufte midis gjeneratave, por jo luftë politike moderne ballafaqim idesh, po luftë të egër, luftë eliminimesh midis gjeneratave, është për keqardhje. Prandaj nëse rruga e re në raport me kë, me atë çfarë ka ndodhë në Kosovë gjatë 20 vjetëve, apo në raport me atë që po ndodhë sot në Kosovë. Dhe këtë unë nuk e kam ndëgjuar askend nga LDK, cila qenka ajo rruga e re”, shtoi Hyseni.