Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate i ka bërë një propozim kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit u ankua se – gjoja – s’po mund ta dërgojë FSK-në në veri shkaku i zotimit të Thaçit në vitin 2013.
“Terhiqu prej letres kryeministër, n’dorë e ki”,sugjeroi Hyseni kreut të qeverisë, ndërsa i kujtoi se për ta bërë këtë nuk i duhet as Kuvendi.
Anëtari i PSD-së shtoi më tej se, ndonëse tërheqja nga letra është vetëm një nënshkrim i Kurtit larg, një gjë e tillë nuk ndodh pasi kreu të ekzekutivit ajo i duhet “si denoncim”.
Në këtë kontekst, Hyseni ndërlidhi Nenin 1.3 të Kushtetutës që ndalon bashkimin, teksa shtoi se “ky nen ishte arsye për angazhim, sot është material për arsyetim.”
Postimi i plotë:
Terhiqu prej letres kryeministër, n’dorë e ki. Nuk vyn as Kuvendi madje, tërheqja është një nënshkrim i yti larg. Problemi është që me tërheqje i humbet letrës vlera e përdorimit. Hesapi është që ajo po t’duhet si denoncim. Bash sikur Neni 1.3 i Kushtetutës që na e ndalon bashkimin. Dikur ky nen ishte arsye për angazhim, sot është material për arsyetim.
S’kamja t’çon n’derë t’hasmit. Frika prej hasmit t’çon n’derë t’diktatorit. Për liri duhet me luftu kurdo që vjen puna. Por liria nuk i dorëzohen askujt n’emër t’rrezikut që vjen prej jashtë. Ata që na tregojnë qysh me reagu e qysh me u informu, nuk e kanë për mbrojtje, e kanë për nënshtrim. Jo! Njerëzit e lirë nuk lypin mbrojtje, ata përballen.