Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se aksioni i Policisë së Kosovës në Basnjskë të Zveçanit ishte i suksesshëm për shkak se ishte i koordinuar me SHBA-në.
Hyseni tha se çdo gjë ka qenë e koordinuar me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe sipas tij, Qeveria ishte zënë në huti.
“Aksioni nuk do të dilte i suksesshëm po të mos ishte plotësisht i koordinuar me Bashkësinë Ndërkombëtare, në rend të parë me SHBA-në. Çdo gjë ka qenë e koordinuar nga momenti i parë, se është zënë në huti Qeveria e Kosovës dhe institucionet e rendit të Kosovës më së miri flet ndryshimi i percepsioneve vendosja e fakteve të reja në tavolinë. Unë kam thënë se aty kanë qenë 100 anëtarë të atij grupi, ndonëse gjatë gjithë javës është manipuluar prej 30, tash po thuhet mbi 90-të”, tha ai në Pressing.
“Insitucionet e Kosovës e kanë marrë vesh në momentin që kanë fillu koordinimin me Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha ai.
Sipas tij, sulmi terrorist ka ”pas për qëllim rrënimin e komplet sisitemit të Kosovës, por është shpëtu me kohë dhe është reaguar me kohë”, tha ai.
“Qëllimi ishte të destabilizohej Kosova”, tha ai.