Vendosja e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë, i ka përplasur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Lidhur me këtë zhvillim, kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin.
Sipas Hysenit, Bulliqi është mashtrues dhe se këtë show po e bën për vota.
Këto deklarime ai i bëri në Edicionin Special në Klan Kosova.
“Ky është vetëm një përshkrim real i asaj që është me të vërtetë. Unë pajtohem që vendosja e shtatores së presidentit historik, Rugova ka qenë e vonuar. Këto të tjera, që janë bërë vetëm për show dhe për përfitime elektorale mendoj që nuk kanë qenë me vend dhe prandaj ka qenë reagimi ynë”, tha Hyseni në Klan Kosova.