24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Hyseni para miqësores kundër Norvegjisë: Grupi po funksionon mirë, po përgatitemi maksimalisht

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të grumbullimit për miqësoren kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet më 5 qershor.

Para ndeshjes ka folur sulmuesi Muhamet Hyseni, i cili është pozitiv për rezultate të mira në ndeshjet e qershorit.

Sipas tij, grupi është duke funksionuar shumë mirë, dhe po përgatiten maksimalisht.

“Sot ishte seanca e tretë stërvitore, kemi kaluar shumë mirë dhe grupi po funksionon mirë. Trajneri po punon në aspektin taktik dhe po përgatitemi maksimalisht për miqësoren me Norvegjinë. Shpresoj të paraqitemi mirë dhe me një rezultat të kënaqshëm për ne. Shpresoj që në Oslo të na presin një numër i madh i bashkatdhetarëve sepse kemi nevojë për përkrahjen e tyre për t’u paraqitur sa më mirë”, ka thënë Hyseni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit