Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, përfaqësuesi i PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se një qeveri e opozitës është gjeja më normale.
Ai tutje shtoi se sipas tij rezultati është inkurajues pasi qytetarët nuk i dhanë mundësi Lëvizjes Vetëvendosje për qeverisje të vetme.
“Për bindjen time rezultati është inkurajues, për shkak se qytetarët nuk i kanë dhënë mundësi LVV me qeverisë e vetme, dhe kjo është mundësisë për partitë opozitare që me ndal kryeministrin aktual”, tha Hyseni, transmeton Klankosova.tv
Tutje ai shtoi se “rezultati është një lloj rezultati për 4 vjet për zhvillime politike”.
Ndërkaq, tha se ai nuk sheh dallime të mëdha ideologjike mes PDK, LDK e AAK-së, andaj një qeveri nga ta do të ishte normale.