Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate ka thënë që ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk po u sigurohet një gjykim i drejtë në Hagë.
“Atyre nuk po u sigurohet një gjykim i drejtë. Ti i sheh aty pyetjet, jo vetëm të prokurorisë, edhe të gjykatës, janë krejt kohës sugjestive, e që nuk lejohet”, ka thënë Hyseni në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Në njëfarë mënyre, ti e sheh gjykatën dhe prokurorinë në një formë të bashkëpunimit dhe krijimit të insinuatave”.
Sipas Hysenit, kjo u pa edhe në rastin e Hashim Thaçit me Sokol Bashotën, ku thotë se ia prenë Thaçit deklaratën në mënyrë që ta befasonin Bashotën.