Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s votoi pro avancimit të statusit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.