11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hyseni: Në Hagë po gjykohet një popull i tërë, “Marshi për Drejtësi” nuk duhet të ndalet

- Advertisement -

Skender Hyseni, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin për Drejtësi që do të mbahet sot (e diel)

Hyseni përmes një postimi në Facebook ka thënë se një popullatë e tërë e Kosovës po gjykohet në Hagë. Ai theksoi se mohimi i drejtësisë për një popullatë të tërë është krimi më i rëndë dhe më i dënueshëm.

Ai tha se popullata e Kosovës po gjykohet për luftën e saj për liri, pavarësi dhe demokraci, e cila ishte një luftë unike diplomatike dhe ushtarake.

“Në Hagë po gjykohet një popull i tërë. Po gjykohet populli i Kosovës që bëri një luftë te pashoqe diplomatike e ushtarake për liri, pavarësi e demokraci. Pretendimet se kjo gjykatë po krijohej për të hetuar pandehmat idiotike të Dik Martit, për “trafikim organesh” doli të ishte një mashtrim dhe lojë e imponuar makabre për barazimin e agresionit gjenocidal serb mbi Kosovën dhe popullin e saj me luftën e drejtë e çlrimtare të popullit të Kosovës.” – ka thënë Hyseni mes tjerash.

Hyseni tutje theksoi se Marshi për Drejtësi nuk duhet të ndalet sepse populli i Kosovës kërkon drejtësi dhe asgjë tjetër. Ai përfundoi duke thënë se bota duhet të kuptojë se mohimi i drejtësisë për një popullsi të tërë është krimi më i rëndë dhe më i dënueshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit