20.5 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Hyseni: LDK-ja ka ofruar alternativë që të dilet nga kriza

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni ka thënë se Kosova është në një situatë të pakëndshme për arsye të ngërçit politik.

Ai ka thënë se në parlamentin e Kosovës është duke vazhduar rruga e njëjtë, propozimet e njëjta dhe rezultati i njëjtë.

Derisa, ai tha se LDK-ja ka ofruar një alternativë dhe kjo alternativë sipas tij është që të bëhet një qeveri kalimtare.

“Ne jemi në një situatë ku vërtetë është e pakëndshme, po flas në një situatë edhe si pjesë e parlamentit të Kosovës ku është bërë një skenar i njëjtë dhe ky skenar vazhdon në çdo seancë dhe del me rezultat të njëjtë. Rruga e njëjtë, propozimet e njëjta dhe rezultati i njëjtë, është parë një bllokadë e cila vërtetë është e pakëndshme dhe kjo mendoj që ka adresë dhe kjo adresë është partia e parë. Pra kjo si situatë normalisht që do zgjidhje dhe kjo zgjidhje ne si LDK e kemi ofruar mendimin tonë e kemi ofruar alternativën tonë dhe kjo alternativë siç është bërë publike të bëhet një qeveri kalimtare në të cilën vërtetë do t`iu jepen përgjigje shumë problemeve të cilat sot Kosova po kalon ndër to janë edhe problemet e brendshme siç janë problemet ekonomike,  çmimet e larta si dhe problemet e brendshme”, ka deklaruar Hyseni në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Mosbashkëpunimin me LVV, Hyseni thotë se partia e tij nuk e ka bërë për inate.

Ndërsa, sa i përket takimit të presidentes me partitë shqiptare sipas deputetit, nuk u shfrytëzua nga të gjithë mjaftueshëm.

“Në bashkëpunimin me LVV se kemi pasur prioritet para këtyre zgjedhjeve, por edhe pas kësaj, ne nuk e kemi për inate, por e kemi analizuar mirë  dhe nuk kemi pa këto opsion që të funksionoj, duke parë situatën se edhe opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm që të bëjë një qeveri, por edhe partia e parë me koalicione me të cilat është diskutuar mund të jenë si koalicione të mundshme por prapë nuk janë vota të mjaftueshme. Ftesa e presidentes është një ftesë me vend duke parë bllokadën institucionale që Kosova po kalon, mendoj që aty ka qenë një mundësi e mirë që të diskutohen në mënyrë të arsyeshme cilat janë opsionet e zgjidhjes së daljes nga kjo krizë, për të cilat mendoj që nuk u shfrytëzua nga të gjithë mjaftueshëm”, tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme

Të fundit