24.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Hyseni: Kushtetuesja do të shkelte rëndë Kushtetutën nëse aprovon masën e përkohshme që e kërkoi Presidentja

- Advertisement -

Ish-ministri Skënder Hyseni, ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vendosje të masës së përkohshme të rrjedhjes së afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, kjo kërkesë e Osmanit është për vazhdim të ‘amullisë”.

Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese do të aprovonte kërkesën për masë të përkohshme, do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës.

“Sot, e marte, në ora 16:00, Gjykatës Kushtetuese iu paska drejtua një kërkesë pothuaj urdhëruese: “Nxirrni një vendim, masë të përkohshme….” Lexo: për vazhdim të amullisë!Pse duhej pritur pothuaj fundin e afatit për të bërë një kërkesë të tillë???!!!Nëse kjo kërkesë përfillet, Gjykata Kushtetuese do të bëj shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës!”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë:

 

Të ngjashme

Të fundit