10.1 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Hyseni, Kurtit për Gjykatën Speciale: Të mbajmë mend si ke qenë kundër, je pro Speciales kur ta eliminoi rivalin

- Advertisement -

Zgim Hyseni nga Partia Social Demrokrate i ka reaguar Albin Kurtit të Vetëvendosjes për Gjykatën Speciale – në dritën e protestës që pritet të mbahet në Tiranë, dhe kundërshtisë së VV-së ndaj asaj proteste.

“Ne e mbajmë mend se si Kurti betohej që me VV-në në pushtet Kosova nuk ia dorëzon çlirimtarët e saj Hagës. Ne mbajmë mend, prandaj iu dimë si gënjeshtarë. VV ishte kundër Speciales për t’i thënë një rivali tradhtar. VV ishte pro Speciles kur kjo do t’ia elimonte atë rival”, tha Hyseni.

Postimi i plotë:

Vetia kryesore e vërtetësisë është konsistenca – qëndrimi në kohë. Një veti tjetër është prova e veprës kur të jepet rasti. Me qëndrimin karshi Gjykatës Speciale VV nuk e kalon asnjërin test. Kundërshtimi i saj del me qenë rrethanor, dhe aspak parimor. VV njëmend ka qenë aktivisht kundër me 2015, kur Gjykata u miratua. Por, një moment tjetër është dhjetori i vitit 2017 kur VV u bashkua me LDK-në kundër shfuqizimit të ligjit që praktikisht do ta bllokonte Gjykatën. Ne mbajmë mend sepse e kemi parë verzionin me pa skrupuj të një politikani pikerisht te Albin Kurti kur publikisht i kërkoi Hashim Thaçit të shkojë në Hagë. Ne e mbajmë mend se si Kurti betohej që me VV-në në pushtet Kosova nuk ia dorëzon çlirimtarët e saj Hagës. Ne mbajmë mend, prandaj iu dimë si gënjeshtarë.

VV ishte kundër Speciales për t’i thënë një rivali tradhtar. VV ishte pro Speciles kur kjo do t’ia elimonte atë rival.

Të ngjashme

Të fundit