-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Hyseni: Kurti mendon se historia e Kosovën nis me të

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, është shprehur se bota perëndimore do ta penalizojë vendin për jokonstruktivitet si pasojë e veprimeve të qeverisë aktuale.

“Nuk më bën të ndjehem mirë që kjo qeveri po e izolon Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Pasojat janë të mëdha për një vend që s’është bërë ende. Edhe për një vend me subjektivitet të plotë ndërkombëtar e lëre më për Kosovën, një vend që nuk është përfunduar”,ka thënë ai.

Hyseni në Rubikon ka drejtuar kritika drejt kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se mendon që gjithçka nis me të.

“Kurti mendon që historia e Kosovës fillon me të dhe që ai duhet të bëjë gjithçka nga zero. Shteti nuk e duron këtë politikë. Kosova ka obligime ndërkombëtare dhe Kurti nuk mund të pretendojë se ato nuk ekzistojnë. Duhet t’i kemi parasysh interesat e vendit në periudha afatgjata”.

“Gabimet e Kurtit dhe Osmanit nuk përthyhen në kurrizin e tyre, por të popullit të Kosovës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit