Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë se me veprimet e fundit, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani po e rikthejnë UNMIK-un në veri.
Sipas Hysenit, veprimet e qeverisë në veri janë amatoreske dhe me pasoja të mëdha për vendin.
Hyseni nuk ka hezituar të kritikojë edhe opozitën që sipas tij po shkruan “shkarravina”.
“Sekretari amerikan Blinken përdori, publikisht një gjuhë të cilën nuk e kishim dëgjuar kurrë më parë kundër veprimeve të Kurtit dhe Osmanit. Ndërkohë që kemi një opozitë, komunikatat e të cilës nuk dallojnë shumë nga shkarravinat e Kurtit dhe Osmanit. T’i kundërvihesh politikës amerikane në Kosovë, madje edhe me një gjuhë vullgare, do të thotë të punosh kundër shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hyseni në Facebook.