-3.8 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Hyseni: Jemi demokraci në zhvillim, prandaj kemi shumë raste në Kushtetuese

- Advertisement -

Profesori i drejtësisë, Flamur Hyseni në intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK ka folur lidhur me rastet të cilat nga Parlamenti po dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’i rishqyrtuar ato në aspektin gjyqësor.

Ai ka thënë se kjo situatë dëshmon se demokracia është ende duke u bërë në Kosovë.

“E para tregon që demokracia është në bërje e sipër, funksionimi i Parlamentit po merr tani një format krejtësisht tjetër prej asaj çka jemi mësuar të shohim. Zakonisht Gjykatat Kushtetuese në demokracitë stabile kanë shumë pak punë, ndërkaq te ne po e vërejmë që aktivizimi i saj po ndodh përmes kërkesave, të cilat janë të ligjshme”, ka thënë Hyseni për RTK-në.

Tutje Hyseni ka deklaruar se është i mirë fakti që deputetët i besojnë zgjidhjeve juridike dhe tregon kredibilitetin e këtij institucioni.

“Vet fakti që po ka kaq shumë kërkesa te Gjykata Kushtetuese nënkupton që shumica parlamentare vendimet të cilat po i merr janë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Deri më tash janë raste nga dy qeverit e fundit, të cilat janë shpallur si shkelje kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

“Në të gjitha 7 rastet shihet se nuk është shfrytëzuar ekspertiza. Deputetët përveç funksionit parlamentar, kanë edhe funksion profesional. Nga kjo shumicë parlamentare e shohim se një numër i madh janë deputetë për herë të parë dhe janë pa përvojë në jetën parlamentare. Prandaj kemi këto probleme në legjislacion”, ka deklaruar profesori i drejtësisë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit