Home Ballina Hyseni i VV-së flet për atentatin kundër kreut të LDK-së dhe disa deputetëve

Hyseni i VV-së flet për atentatin kundër kreut të LDK-së dhe disa deputetëve

0

Kryetari i Gjilanit që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni ka folur për atentatin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetëve të tjerë nga partia e tij.

Hyseni ka thënë se këto janë të panevojshme dhe të rrezikshme.

Nuk e di për Zotin, tash me gjeneratat e reja të politikës, situata të tilla janë shqetësuese, kjo nuk është mirë që ndodh, me gjithë rivalitetin politik, deri në këtë nivel jo vetëm e panevojshme, por edhe e rrezikshme të shkohet.” – ka thënë ai në ATV.

Ai ka thënë se duhet të presim për detaje për të parë se çfarë ka ndodhur.

Tash nuk i dimë, duhet t’i presim detajet tjera për të parë çfarë ka ndodhur. Urojë të jetë gjithçka mirë dhe policia ta ketë situatën në dorë.” – ka thënë ai pak çaste pas publikimit të lajmeve për atentate ndaj zyrtarëve të LDK-së.

Kujtojmë se Nacionale ka mësuar ekskluzivisht për detaje të reja për kanosjen ndaj kreut të LDKsë, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë, Armend Zemaj, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi.

Exit mobile version