18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Hyseni i PSD-së: VV është korruptu ditën kur ka heqë dorë prej ideve

- Advertisement -

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ashpër Levizjen Vetëvendosje (VV), duke i akuzuar ata për “heqje dore nga mendimi dhe idetë”.

Ndër të tjera, Hyseni ka akuzuar partinë në pushtet se “luftën për barazi e ka reduktu në gjueti shtrigash anti-korrupsion”.

VV është korruptu ditën kur ka heqë dorë prej ideve. Luftën për barazi e ka reduktu në gjueti shtrigash anti-korrupsion. Nuk ka rishpërndarje as rritje shërbimesh. Ka privatizim e taksim t’sheshtë”, tha ai.

Postimi i plotë:

VV është korruptu moti

Është korruptu ditën kur ka vendosë me heqë dorë prej mendimit. Une e kom pa t’u ndodhe kjo gja. I kom pa njerëzit që m’i pranojshin argumentet e s’mujshin me m’kqyre n’sy. Krejt u pajtojshin me neve, veç llogaritë i kishin ba për veti.

Në kulmin e luftës kundër nesh, Kurti e pati shpallur “KONKURSIN”. Ky ishte konkursi i madh i servilosjes. “Vetëm tash e kuptova sa ekspertet i paska VV, i paskan fshehur nga mua.”, – thoshte. Me një fjalë, kush merr dorë, merr pushtet. Tash, kur kërkon servila, merr edhe hajna edhe servila. Merr edhe Martina edhe Nagipa…

VV është korruptu ditën kur ka heqë dorë prej ideve. Luftën për barazi e ka reduktu në gjueti shtrigash anti-korrupsion. Nuk ka rishpërndarje as rritje shërbimesh. Ka privatizim e taksim t’sheshtë.

Çka t’frymëzon te politika nese jo idetë? Kapitali simbolik si pushtet që jep mundësi më shitë çallëm; titulli i karrierës për CV; edhe paret me t’qellu qaty se tekefundit ti i meriton.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit