-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Hyseni i PSD-së: Po, e kemi personale mllefin ndaj VV-së

- Advertisement -

Nënkryetari i PSD-së Zgjim Hyseni i është përgjigjur një pyetjes që sipas tij vetëvendosja zakonisht aludon se kjo parti e ka problemin personal ndaj Vetëvendosjes, pasi dikur ishin pjesë e saj.

Hyseni ka thënë se po e kanë personale, dhe ka dhënë edhe arsyet pse.

‘Po, e kemi personale, veç duhet me shpjegu pak qysh . në çfarë kuptimi është kjo personale. Po e këna personale në kuptimin që në subjektet siç ka qenë vetëvendosja që nuk janë, dhe nuk paraqitet krejt si subjekte që krejt çka synojnë është me ardh në pushtet, në subjektet ku ka angazhim intenziv, ku flitet e veprohet me sakrificë në ato subjekte edhe lidhja midis njerëzve nuk është thjeshtë sikur lidhje e kolegëve, aty ka shokë që janë afër me njëri-tjetrin dhe kanë një marrëdhënie të caktuar me njëri0tjetrin, dhe tani kur egziston këso lloj angazhimi dhe këso marrëdhëniesh edhe ndarja është e një lloj natyre traumatike, por ajo natyrë traumatike, ajo llojë dhimbje e ka një shkak dhe na e kemi artikulu atë lloj shkaku. Në këtë kuptim po është personale, por kjo personale është në të njëjtën kohë edhe politike’, tha Hyseni, në Politiko në Kanal10.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit