Zgjim Hyseni, anëtar i PSD-së, e ka komentuar një status të Ardian Golës, ish-mendimtar tash deputet i VV-së, ku arsyetohej anti-protesta e aktivistit të VV-së në protestën e djeshme të gazetarëve.
Hyseni e ka kritikuar ashpër Golën, duke theksuar se “profi” paska marrë detyrën e normalizimit të anti-protestës.
“Dy gjana duhet gjithë me i pasë parasysh kur flasim për këtë temë: sfondi diskursiv dhe pozicionet. Pra, cila është çështja për të cilën po protestohet, dhe cilat janë pozitat e palëve si pushtet dhe shtresëzim shoqëror. Në Amerikë dhe gjetiu, aktivistët janë protestues pa pushtet që rrezikojnë trupin e jetën përballë grupimeve fashiste. Këtu si është puna? Janë fanatikët e kryeministrit që dalin me pengu një protestë të gazetarëve. Këtu është pushteti me zgjatime në një turmë paqësore, atje kemi aktivistë pa pushtet mes bandave fashiste.” – shkroi ai.
Tutje, ai ka thënë që pushteti të shpërfytyron.
“Dëshirë që nuk përmbahet pushteti. Kënaqësia e tij t’shtin me përbi gjithçka. Pushteti nxjerr lustra e shpërfytyron. Pushteti ta shprishë figurën që e ke ba për veten para dynjasë. T’shtin edhe me duar n’mut.” – shkroi tutje Hyseni.