-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Hyseni i PSD-së: Astrit Dehari nuk do të zbardhet ndonjëherë, Albini e di

- Advertisement -

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate, është i bindur se rasti i Astrit Deharit nuk do të zbardhet ndonjëherë.

Hyseni në llogarinë e tij në Facebook shkruan se “instrumentalizimi në formën e tij të skajshme është mizantropi”, teksa shton se kryeminisri Albin Kurti e di që rasti Dehari nuk do të zbardhet.

“Astrit Dehari nuk do të zbardhet ndonjeherë. Albini e din… Fakti që Albulena Haxhiu ka thirrë konferencë me gerrditë denoncim nuk ia heq asaj përgjegjesinë për mostrat”, ka shkruar Hyseni.

Sipas tij, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është një punëtore e thjeshtë e Albin Kurtit.

“Njerëzit e dijnë Albulenën për ministre, ani pse kjo e din vetën veç për punëtore t’Albinit.

VV shfrytëzon Astritin; Albini krejt VV-në; Albini shfrytëzon Albulenen; Albulena punëtore e thjeshtë; jo bash e thjeshtë; punetore e thjeshtë që e ka qef pushtetin. E ka qef pushtetin – Albini e din”, mendon Hyseni.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit