5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Hyseni i PSD-së: “Arrestimi ka qenë i dhunshëm dhe në mënyrë të paprovokuar”

- Advertisement -

Zgjim Hyseni i PSD-së, i cili sot u arrestua gjatë protestës së veteranëve të luftës dhe më pas u lirua, tha se deri te kjo erdhi pasi kishte ndërhyrë për ta ndihmuar një koleg të tij, për të cilin tha se ishte duke u trajtuar shumë keq nga policia që po e arrestonte.

Për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ai tha edhe që udhëheqësi i PSD-së, Dardan Molliqaj sot ishte arrestuar jashtëligjshëm.

“Janë detyruar që sërish me urdhër të gjykatës të na lirojnë mbas dy orësh. Arrestimi ynë ka qenë i dhunshëm dhe në mënyrë të paprovokuar”.

Sipas Hysenit, problemi i Vetëvendosjes sot është që i komentojnë të tjerët sepse ndërkohë që janë në qeverisje nuk i kanë dy gjëra me të cilat mund të krenohen si qeverisje, dhe as dy llafe që mund t’i qëndrojnë më shumë se dy ditë.

“Ata janë të ç’orientuar në secilën fushë të qeverisjes. Qeveria, mënyrë të sjelljes e ka nënshtrimin e njerëzve. Është përpjekje për t’i sunduar njerëzit, nuk është qeverisje kjo”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit