Ekrem Hyseni, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni në “DPT te Fidani”, tha se me 250 milionë euro investime, sa ka thënë kryetari i tanishëm, Shpejtim Bulliqi, do të ndryshonte krejtësisht Podujeva, por ato investime nuk shihen.
Ai bëri të ditur se punën si kryetar i Podujevës, do ta niste me funksionimin e administratës brenda komune, stafit shëndetësor, dhe me punëtorët e arsimit.
Sipas tij, ambienti i punës në komunë është i tensionuar dhe jomiqësor, e për këtë çështje ai tha se do të punojë si kryetari i ardhshëm i Podujevës.
“9 mijë vota vetëm në Podujeve është një mesazh i qartë që njerëzit besojnë, dhe me këtë besim ne kemi me fitu. Dhe jam shumë i sigurt që kemi me mbërri një standard shumë më ndryshe nga e kaluara. Funksionimi i një institucioni, një prej asaj që kisha pas qef me pasë si mënyrë funksionimi. Nëse dorëzohet një dokumentacion, dhe është një kërkesë që e ka afatin ligjor 45 ditë, a ka mundësi me ia dhënë mesazhin qatij qytetari që kjo punë që e kë dorëzuar ti, po ta përfundojmë për 14 ditë. Pa pas nevojë me i kriju barriera fallce për qëllime të caktime”, tha Hyseni.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: