18.7 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Hyseni: Aksioni i sontëm për të prodhuar gjeste që njerëzve t’u mbesin në kujtesë – Asociacioni më i dëmshëm

- Advertisement -

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni ka thënë se aksioni i sotëm është për të prodhuar gjeste që njerëzve t’iu mbesin një kujtesë.

E sipas Hysenit, kjo është për shkak të Asociacionit.

Ai në Pressing të T7 ka thënë se askush nuk duhet të qeverisë me 3%.

”Krejt këto janë me prodhu gjeste që kanë me ju mbetë në kujtesë njerëzve, sepse marrëveshja është e keqe. Kosova ka me jap Asociacionin pa e marrë asnjë njohje as prej Greqisë”, ka thënë ai.

”Kur dikush kishte më pyet a është mirë që u mbajtën zgjedhje, përgjigja ime është Asociacioni, kur dikush më pyet a është mirë që u betuan kryetarët, prap përgjigje ime është Asociacioni”, ka deklaruar Hyseni.

Të ngjashme

Të fundit