Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni ka thënë se aksioni i sotëm është për të prodhuar gjeste që njerëzve t’iu mbesin një kujtesë.
E sipas Hysenit, kjo është për shkak të Asociacionit.
Ai në Pressing të T7 ka thënë se askush nuk duhet të qeverisë me 3%.
”Krejt këto janë me prodhu gjeste që kanë me ju mbetë në kujtesë njerëzve, sepse marrëveshja është e keqe. Kosova ka me jap Asociacionin pa e marrë asnjë njohje as prej Greqisë”, ka thënë ai.
”Kur dikush kishte më pyet a është mirë që u mbajtën zgjedhje, përgjigja ime është Asociacioni, kur dikush më pyet a është mirë që u betuan kryetarët, prap përgjigje ime është Asociacioni”, ka deklaruar Hyseni.