Në krizën më të madhe të RTK-së që nga themelimi i saj ku punëtorët për herë të dytë brenda pak muajsh kanë mbetur pa paga, Hysen Hundozi në mesnatë ka postuar (gabimisht) në Facebook një dokument që e e inkriminon për trajtim të punëtorëve. Dokumenti i publikuar konfirmon se kriza financiare e RTK-së po thellohet edhe me gjoba të tjera.
Hundozi, i cili ka konsumuar dy mandate si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, vazhdon të qëndrojë në zyrë, edhe pse mandati i dytë i kontestueshëm 6 mujor i ka përfunduar më 31 tetor.

Por, mbrëmë në mesnatë ai ka çuditur miqtë e tij në Facebook, duke publikuar në story një ankesë që dje qenka dorëzuar në Inspektorat të Punës nga ana e RTK-së, pikërisht në ditën kur punëtorët protesuan për paga.
Çfarë përmban ankesa?
Ankesa konfirmon se RTK-ja qenka gjobitur nga Inspektorati i Punës në rastin e udhëheqëses së marketingut, të cilën siç kuptohet nga ankesa e publikuar nga vetë Hundozi, RTK-ja e ka diskriminuar në punë. Në ankesë po ashtu kuptohet që IP-ja ka kërkuar nga RTK-ja që ta ndryshojë kontratën e saj të punës.
Diskriminimi hyn në kategorinë e veprave penale.
Nga burime brenda RTK-së, mësohet se ndonëse vetëm si ushtrues detyre, pa mandat të plotë, Hundozi ka marrë mijëra euro dënime nga Inspektorati i Punës, në të paktën 4 raste







