23.4 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Hysen Durmishi me ftohtësi e komenton dorëheqjen e Liburn Aliut, thotë se s’është as në Kryesi të VV-së

- Advertisement -

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është përgjigjur me një ftohtësi për dorëheqjen e shefit të tij, Liburn Aliut, nga pozita e ministrit në detyrë, me të cilin përveç partisë, ka punuar në 5 vitet e fundit në ministrinë e Infrastrukturës.

Durmishi ka thënë se ai s’ka qenë as kandidat për deputet, as s’është deputet dhe s’ka ndonjë pozitë në Kryesi të VV-së.

Në një përgjigje për Kallxo.com, Durmishi ka thënë se në LVV vendimet merren nga kryesia dhe kur ato merren me shumicë duhet të respektohen pavarësisht mospajtimeve të dikujt.

“Nuk e di, pyetni Liburn Aliun për këtë çështje. Liburn Aliu nuk është deputet. Nuk ka qenë as kandidat për deputet. Nuk është anëtar Kryesie në Vetëvendosje. Do të thotë vendimet në Lëvizjen Vetëvendosje merren në strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje. është mënyra se si funksionon një organizatë politike. Ne mundemi me pas herë pas herë mospajtime për çështje të ndryshme, të cilat diskutohen në Këshill të Përgjithshëm, mandej në Kryesi. Por, kur merren vendimet me shumicë ato janë vendime demokratike të cilat respektohen pavarësisht ndonjë mospajtimi që mund ta ketë dikush”, ka thënë Hysen Durmishi.

Liburn Aliu sot përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar, ka njoftuar për largimin e tij nga pozita e ministrit, si mospajim me zgjedhjene Dimal Bashës kryetar Kuvendi.

Të ngjashme

Të fundit