Hysamedin Feraj, këshilltar i besueshëm politik i kryeministrit Kurti ka komentuar deklaratën e diplomatit amerikan Escobar, për asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e quajtur atë si një deklaratë që bazohet në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Escobar u deklarua këto ditë se nësa Kosova nuk e formon asociacionin, atëherë atë do ta bëjnë vet ata.
“Asociacioni, për të cilin flet z. Escobar nuk është ai që ka qenë i miratuar nga qeveritë e mëparshme dhe që ka kaluar në Parlament. Z. Escobar e ka thënë qartë, një asociacion që të jetë në përputhje me ligjet, kushtetutën, mos të pengoj funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Për këtë ka kërkuar që Kosova të paraqesë vet një propozim, si e mendon atë, por çështja ka ngecur te përkufizimi një etnik apo multietnik, tha Feraj.
Megjithatë ai nuk ishtei i gatshëm të jap përgjigje të plotë në pyetjen nëse situata e tashme politikisht me Serbinë është e parashikueshme se ç’do të ndodhë në kuadër të marrëveshjes finale dhe se kur mund të ndodh ky akt.
“Nuk është qartësisht i parashikueshëm por unë vet i përmbahem imperativit të së drejtës nga duhen shtyrë gjërat dhe jo si do të përfundojnë. Dhe ne jemi duke i shtyrë gjërat në drejtimin e duhur. Në qoftë se ne i shtyejmë gjërat drejtë së mirës shtohet propabiliteti që edhe përfundimi të jetë i mirë. Në qoftë se pala tjetër tregohet më e vendosur t’i shtyejë gjërat në drejtim që e dëshiron dhe që për ne është i keq atëherë propabiliteti realizohet. Secili prej këtyre propabiliteteve që do të realizohet, është më pak i rëndësishëm se drejtimi në të cilin në duhet të punojmë që të realizohet rezultati i synuar nga ne”, theksoi Feraj./Kosovalive.net