26.3 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

Hysamedin Feraj provon të shkëlqejë me një tentativë për ta nxjerrë Kurtin nga situata e telefonatës me rusët

- Advertisement -

Ish-kandidati për deputetë nga radhët e VV-së, Hysamedin Ferraj ka provuar të shkëlqejë me një tentativë për ta nxjerrë kryeministrin Albin Kurti nga situata e telefonatës me rusët.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka tentuar ta minimizojë ndikimin e kësaj intervistë, duke e vendosur në një kontekst më të gjerë.

Ai e ka krahasuar Kurtin me liderë të tjerë botërorë që kanë qenë objekt i mashtrimeve të komedianëve rusë.

”Asnjë “komedian” rus nuk është “tallur” me mua duke më intervistuar. Si duket gjuakan vetëm të mëdhenjtë e politikës botërore: Kurtin në klasën Macronit, Erdoanit, Pompeos, Jonsonit, Kalasit… Asnjë nuk ka rënë “në kurth”, në kuptimin se kanë thënë gjëra që nuk ia kanë thënë “tragjikëve”, “dramatikëve” apo “melankolikëve”, por vetëm komikëve! Asgjë për të qeshur. Intervista si gjithë të tjerat”, shkroi Ferraj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit