1.9 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Hykolli i BSPK-së: Rritja e pagave e pamjaftueshme, padrejtësi ndaj sektorit privat – ndodhi në kohë fushate dhe shihet si “fushatë parazgjdhore”

- Advertisement -

Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se rritja e pagave për ta ka qenë një lajm jo i mirë.

Ai rritjen e pagave në sektorin publik e quan një padrejtësi të madhe ndaj sektorit privat, ku thotë se është e pa pranueshme që nuk është bërë rritja e pagave edhe në sektorin privat.

“Për neve ka qenë një lajm jo i mirë edhe pse ne gjithmonë ju gëzohemi si sindikatë rritjes së pagave për arsyeje se çmimet kanë bërë efektin e vet dhe pagat në sektorin publik edhe në privat nuk janë të mjaftueshme për të punësuarit në Kosovë. Tash ne nuk kemi dialog të mirëfilltë social, nuk kemi këshillin ekonomik-social ku do të kishim marrë pjesë të gjitha akterët. Si partneri social, ashtu edhe sindikatat, po edhe punëdhënësit mund të kishim ardhur në përfundim që ta kishim bërë një rekomandim të kënaqshëm për të gjithë të punësuarit e Kosovës.Patjetër është padrejtësi shumë e madhe, kur e dimë që në sektorin privat kemi edhe tregun e zi, atëherë kjo është shumë shumë e papranueshme për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës që nuk është bërë rritja e pagave edhe në sektorin privat”, tha ai.

Hykolli për dokumentarin Expose, thotë se kjo rritje është e pamjaftueshme pasi që nuk i plotëson as kushtet normale për një të punësuar.

Ndër të tjera ai thotë se tani jemi në kohë fushate dhe kushdo që pretendon për rritje të pagave, si kjo që u bë së fundmi, potencon se e sheh më tepër si fushatë parazgjedhore.

“Kjo është rritje e pamjaftueshme për arsyeje se nuk i plotësojnë kushtet normale për një të punësuar që ta kaloj një muaj me familjen e vet. Po tash ne jemi në prag të fushatave elektorale kështu që edhe kjo i bie, kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që nga fillimi kanë qenë për rritje të pagave në kuptimin për me i rritë pagat me plotësu atë nevojën minimale të punësuarve në Kosovë. Tash është fushata, çdo kush, kush flet edhe pretendon për rritje të pagave unë e marrë më tepër si fushatë parazgjedhore, zgjedhore”, përfundoi Hykolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit