23.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Hykolli: Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë një thirrje e fuqishme për vetëdijesim

- Advertisement -

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ka thënë se siguria dhe shëndeti në punë janë e drejtë e pakontestueshme, jo privilegj dhe që siguria dhe shëndeti në punë janë themeli i një shoqërie të drejtë.

Ai, përmes një komunikate për medie, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nuk është vetëm një shënim në kalendarin ndërkombëtar, por është një thirrje e fuqishme për vetëdijesim, për përgjegjësi dhe për veprim të pandërprerë.

“Siguria dhe shëndeti në punë janë e drejtë e pakontestueshme, jo privilegj. Siguria dhe shëndeti në punë janë detyrim i patjetërsueshëm i shtetit, i punëdhënësve dhe i gjithë shoqërisë”, ka thënë Hykolli.

Ai, tutje, ka nënvizuar se nuk mund të lejohet që të vazhdohen rastet “ku punëtorët tanë dërgohen në vende pune pa masa minimale mbrojtëse, ku aksidentet trajtohen si çështje të zakonshme, ku sëmundjet profesionale shtohen si pasojë e kushteve të rënda të punës, dhe ku mungesa e inspektimit dhe e zbatimit të ligjeve e kthen punën në rrezik për jetën”.“BSPK-ja do të vazhdojë, me forcë të shtuar dhe me vendosmëri të palëkundur, të ndërmarrë të gjitha veprimet sindikale dhe ligjore për të mbrojtur të drejtat dhe jetën e punëtorëve në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Ne nuk do të ndalemi derisa çdo vend pune të jetë një vend i sigurt, ku çdo punëtor të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar”, ka vënë në dukje Hykolli, teksa shtoi se siguria dhe shëndeti në punë janë themeli i një shoqërie të drejtë.“Një vend që nuk mbron punëtorin, është një vend që dëmton vetveten. Ne do të qëndrojmë bashkë, të palëkundur, në këtë betejë të drejtësisë dhe të jetës”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit