1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Hykmete Bajrami: Rritja e pagave dhe pensioneve në kohë fushate është tentativë me ble vota

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Kryeministri Kurti dhe ministri Murati njoftuan se nga ky muaj rriten pensionet e pensionistëve për 20 përqind dhe pensionet e veteranëve nga janari i vitit të ardhshëm.

Sipas Bajramit, rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.

“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”.

“Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftushme sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, shkroi znj. Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit