15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Hykmete Bajrami: Përparim Rama e vazhdon punën e Albin Kurti mund ta blejë biletën për Oslo

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se kandidati i partisë së saj për Prishtinën ka fituar garën.

Ajo uroi Përparim Ramën, ndërsa tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, “mund ta blejë biletën dhe ta vizitojë familjen e tij në Oslo!”.

Deklarata e Bajramit është kundërpërgjigje për Vetëvendosjen, anëtarë të së cilës shpesh kishin deklaruar se Përparim Rama pas zgjedhjeve duhet të blejë biletën për Londër.

“Po pra, fitoi Prishtina, fitoi Kosova, fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës! Përparim Rama vazhdon punën e Albin Kurti mund ta blejë biletën dhe ta vizitojë familjen e tij në Oslo! Urime, Prishtinë!”, shkroi Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit