Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, tha në seancën e sotme se PDK dhe LDK nuk kanë dërguar komente lidhur me shtrenjtimin e rrymës në ZRRE.
“Në raport me propozimin e gp të PDK-së, mbështetur nga LDK, ti kemi disa fakte të qarta që po shtrembërohen këtu. Asnjëra nuk kanë dërguar komente në ZRRE. Ajo që sot po propozohet, mund të hidhet në votim.ZRRE është konsultuar kur e kemi pasur në komision për ekonomi. I është thënë disa herë radhazi të mos merret me komente politike por me ligjin”, tha Kusari.
Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila ka publikuar dokumentin që LDK ka dërguar në ZRRE. Në fakt, kjo parti pati mbajtur edhe konferencë për media për të njoftuar dërgimin e komenteve në ZRRE.
Bajrami shkruan:
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së sapo shpifi në seancë që LDK-ja nuk ka dorëzuar komente në ZRRE lidhur me dokumentin konsultativ të ZRRE-së. LDK-ja ka dorëzur komente në ZRRE, në ZKM, në MFT dhe në ME. Shihni dok. e protokoluar.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=484559486390282&id=100045087034325
.