1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Hykmete Bajrami: Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti që t’u kërkojë falje punëtorëve të krahut, pas deklaratës së tij në konferencë se “kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”.

Bajrami ka thënë se këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave dhe se janë plot arsye tjera pse ata janë larguar nga vendi e po vazhdojnë të largohen.

Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë Kryeministri i quajti analfabetë punëtorët e…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Saturday, September 3, 2022

“Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë. Janë larguar në vendet e BE e deri në Amerikë jo pse janë analfabetë. Janë plot arsye tjera pse janë larguar dhe po largohen edhe sot nga atdheu. Ka shembuj gjithandej të punëtorëve të krahut të zotë që sot kanë krijuar biznese të suksesshme në gjithë botën. Këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave! Prandaj, Kryeministër kërko falje!”, ka shkruar Bajrami.

Ndryshe, Kurti gjatë konferencës së përbashkët për media me Ministrin Hekuran Murati, tha se “duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale”.

“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, kështu i ka krahasuar Kurti njerëzit që shkojnë për punë në Gjermani me nxënësit analfabet që sipas tij po dalin nga sistemi i dobët arsimor”, deklaroi Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit