Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur për takimin e Glauk Konjufcës me partitë që u zhvillua sot me partitë opozitare.
Ajo komentoi shpjegimin e Konjufcës për deklaratat e Kurtit i cili e krahasoi opoziten, me ”hajvanë” në natën kur u shpallën rezultatet preleminare.
Konjufca u arsyetua duke thënë se kjo fjalë nga kryeministri ishte përdorur gjatë fushatës dhe se është normale kur nuk i ke numrat të ndryshosh qasje.
”Konjufca ”harroj” që termat “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave, edhepse këta terma janë të papranushëm kurdo që thuhen. Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe.”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë: