8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hykmete Bajrami- Hekuran Muratit: Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikojë listat se kënd e ka subvencionuar

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka guximin që t’i publikoj listat e subvencionit.

Bajrami duke replikuar në seancën e Kuvendit të Kosovës me ministrin e Financave, Hekuran Murati ka pyetur se pse nuk po funksionalizohet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Sipas Bajramit, mos funksionalizimi i këtyre institucioneve po shkakton dëme të mëdha financiare.

“Nuk ka si t’i akuzojmë tregtarët, kur Qeveria e juaj ka 51 për qind të votave ende nuk ka arritur ta funksionalizoj Agjencinë e Konkurrencës. Sikur të ishte funksional, ky autoritet mund t’i ndalonte të gjitha manipulimet e mundshme”, th Bajrami, përcjell Telegrafi.

“Ju duhet t’i funksionalizoni të gjitha institucionet, sic është Autoriteti i Konkurrencës, sic është Organi Shqyrtues i Prokurimit ku po thuhet se janë qindra miliona euro janë bllokuar e nuk po sillni këtë organ. Ku e keni problemin, a po dëshironi që mos t’i keni këto, a mos vallë mos jeni lidhur ju me tregtarët që nuk po dëshironi që të keni Autoritet të Konkurrencës”, ka shtuar ajo.

Ish-ministrja e Financave ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar.

Ministër [Hekuran Murati] që një vit, përveç që e ke publikuar atë listë [lista e bizneseve të mbështetura në kundër të pandemisë COVID-19 nga Qeveria Hoti], për asgjë tjetër nuk mbahesh mend. Nuk i tregove asnjë qytetari se kujt ia ke subvencionuar energjinë elektrike, duke përfshirë pikat e karburantit, duke përfshirë sektorin bankar dhe të tjerët. Nuk po keni guxim asgjë të publikoni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit