9.6 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Hykmete Bajrami dorëhiqet nga pozita e nënkryetares së LDK-së

- Advertisement -

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen nga kjo pozitë në parti. Një zyrtar i lartë i këtij subjekti, i ka thënë VOX Kosovës se ajo gjithashtu ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku si dhe struktura drejtuese e LDK-së.

Arsye e këtij veprimi të Bajramit, sipas burimeve, është rezultati tejet i dobët i LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

VOX Kosova ka tentuar të marrë një përgjigje nga Bajrami, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ajo nuk është deklaruar.

Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi vetëm 13.23 për qind të votave në Zgjedhjet e Parakohshme që u mbajtën më 28 dhjetor. Ky rezultat, për partinë nënkupton se ajo do t’i ketë 15 ulëse, pesë më pak se në legjislaturën e kaluar.

Të ngjashme

Të fundit